Bardhi: Rrëzimi i Komisioneve Hetimore, mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament


Pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe nuk miratoi as ndryshimet për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim nga Gazment Bardhi.
“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, tha Bardhi.