Debatet në seancën plenare kanë përfshirë Kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Bardhi tha se Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”.
“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitës“, tha Bardhi.
Hoxha: Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që kam për shkak të detyrës t’i futesh te njerëzit gënjeshtar. Tani që ti gënjen dhe akuzon dhe pastaj i beson atyre që akuzon kjo është e vërtetë. Policia ka bërë detyrën. S’ka hyrë në Kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucionet kushtuese. Policia ishte në detyrë dhe mbrojti kuvendin.
Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty dhe tët vëlla që do marrë në qafë veten dhe Ballukun bashkë me të. Është një hajdut në OSHEE që vjedh paratë e shqiptarëve. Ju jeni tufë dhe jo ne. Nuk e di në lexove SMS- që të kishte dërguar Rama apo banda e Durrësit, ushtari i së cilës je ti. Je një njeri ushtar i bandave të Durrësit që me marrëveshje me njëra tjetrën të kanë zgjedhur ty si ministër i brendshëm. Kjo është një e vërtetë e madhe që e dinë mirë kolegët e PS, e dinë mirë që ke shkuar dhe shkon i falesh bandash së Durrësit. Përfaqësues i tyre je ti, mos guxo më kurrë të më drejtohesh mua e deputetëve të opozitës me epitete se zotërote ne mund të vëmë nja 20 epitete të merituara. S’ka punë policia e shtetit në Kuvend, po ti o i shërben ligjit, o krimit, ti e kë bërë zgjedhjen, i shërben krimit.