Bardhi e akuzoi se u emërua nga krimi, reagon drejtori i policisë së Shkodrës: Shpifje, do bëj kallëzim! Bisedat të 2021, jam emëruar 3 vite më vonë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ngriti akuza të forta ditën e sotme në seancën parlamentare, duke artikuluar disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.

Erjon Braçe: Një deputet i kuvendit të Republikës së Shqipërisë u çua këtu, lexoi ca kode dhe e bën këtë vazhdimisht e vazhdimisht në emër të Prokurorisë, ngriti gishtin dhe ulëriti në këtë sallë.

Mondi! Mondi i përfshirë në krim të organizuar dhe kush është Mondi tha? Drejtori i policisë së Shkodrës.

Nëse nuk do ta bënte këtë gjë një njeri që është në hierarkinë e lartë të politikës së këtij vendi natyrisht që punë e madhe, ka plot shpifës ordinerë politikë që e bëjnë këtë gjë në mënyrë persistente, që shpifin, fyejnë, masakrojnë njerëz nga shërbimi publik në mes të sallës së kuvendit.

 

Por kur e bën një njeri i tillë patjetër që duhet një përgjigje. Në rast se duhet të ishte menduar pak më shumë dhe nëse ato që i japin do i kish lexuar do i kish kontrolluar.

 

Prej vitit 2021 thuajse ka humbur së ekzistuari apo së përdoruri. Mondi, drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar në detyrë në tetor 2023. Mondi ai që njoh unë është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që nuk kapardiset në hotelet e luksit po ha bashkë me policët në mensën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë atje. Mondi është një nga zyrtarët e policisë së shtetit që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese, prishje provash, shkatërrimi i gjithë atuj hetimi, Mondi ai Mondi që natyrisht ka qenë pas hetimit së atij ekstremistit grek me Dropull me automatik grek dhe pas shumë ngjarjeve hetimi me sukses dhe ka vënë para përgjegjësisë kriminelë. Mondi është ai që në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje. Të gjitha këto që u artikuluan këtu nuk janë pa qëllim. Kanë qëllim të mirëfilltë dhe të qartë ndaj atij shërbyesi të shtetit. Dy probleme ka parlamenti sot, politikanë që vijnë këtu e flasin në emër të prokurorit, në fakt duhet të flasin në emër të gjyqtarit, sepse kushtetuta kështu thotë, prezumohesh i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Pra flasin në emër të prokurorit, sepse marrin nga prokurori të dhëna dhe i keqpërdorin në kurriz të shërbyesve të shtetit.

Ndërkohë përmes një reagimi drejtori I policisë së Shkodrës I quajti shpifje deklaratat e Bardhit dhe paralajmëroi se do e padisë për kallëzim të rremë.

Por Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka reaguar pas akuzave që Gazment Bardhi ngriti në Kuvend, duke thënë se është emëruar në atë pozicion nga eksponentë kriminalë. Sula thotë se kjo është një shpifje që synon të cenojë figurën e tij. Sulaj po ashtu thotë se është emëruar në këtë detyrë 3 vite pas periudhës së cilës i referohet Bardhi.

“Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal. Faleminderit!

Check Also

Agjencia europiane për klimën: 2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori

Për të dytin vit me radhë, Toka do të jetë me siguri më e nxehtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *