Seanca ka nisur në orën 10:00 siç ishte parashikuar. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi rendin e ditës, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për procedurë.
Ky i fundit u dal tek zgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës, Ermal Onuzi. Bardhi hodhi akuza ndaj mazhorancës se i bënë ndryshimet në ligjin për Gardën për të zgjedhur një njeri jashtë sistemit, të cilin opozitarët e kishin paralajmëruar.
“Drejtori ishte zgjedhur përpara ndryshimeve në ligjin për gardën që u miratua nga ky parlament. Kur ju miratonin ndryshimet në kriteret e ligjit për gardën ju kam thënë që ligji është investim me emër dhe mbiemër për të zgjedhur në Gardën e Republikës një emër që është jashtë sistemit. E mohuat, votuat të gjithë sipas vullnetit të Edi Ramës dhe 6 muaj më pas emri që ju thamë se po ndryshonit ligjin u zgjodh me konkurs të hapur tha ministri i Brendshëm”, u shpreh Bardhi.