Bardh Spahia thirrje organeve ligjzbatuese: Ushtroni funksionin tuaj për t’u siguruar qytetarëve lirinë e votës
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin edhe të votojnë. Ai denoncoi gjithashtu edhe disa problematika nga eksponentë të krimit që sipas tij, kanë tentuar që të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shkodranë.
“Kemi pasur njoftime për shumë problematika sidomos gjatë hapjes së procesit, prezencë edhe të personave dhe shpeshherë me rekorde kriminale afër qendrave të votimit, të strukturave të krimit që janë implikuar në intimidim dhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Kam shprehur edhe gjatë momentit të votimit thirrjet për organet ligjzbatuese që të garantojë ushtrimin në mënyrë të lirë të vullnetit të qytetarëve. Ka një rritje krahasuar me atë të një viti më parë, çka na bën optimist për rritje të ndërgjegjes qytetare. Ne synojmë që të shtyjmë sa më shumë qytetarë drejt ushtrimit të një drejte kushtetuese se ajo e votës. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa ojesëmarrja masive e qytetarëve tanë në kutitë e votimit dhe shprehja e votës.“
Ai i bëri thirrje organeve kompetente për të marrë masa në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohen zgjedhje të lira dhe të qeta.