Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK, ja për çfarë akuzohet

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është marrë i pandehur nag prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës është paraqitur këtë të martë në SPAK ku i është komunikuar akuza “Shpërdorim Detyre”.

Bardh Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon  se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

Spahia ka mbajtur detyrën e kryebeashkiakut të Shkodrës nga viti 2022 deri në vitin 2023.