Për të 15 herë në histori, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës. Katalanasit triumfuam mes spektaklit 5-2 kundër Real Madrid.
Kylian Mbappe dha shpresa për Realin në minutën e 5-të, po vetëm kaq pasi Barça nuk u ndal më. Lamine Yamal iu kundërpërgjigj kokë më kokë francezit në minutën e 22-të.
Lewandowski realizoi saktë një 11 metërsh në minutën e 36-të. Raphinha dhuroi “samba” me dopietën e tij në minutat e 39-të dhe 48-të, teska golin e gjeti edhe Balde.
Rodrygo sikur hapi lojën për “Merengues” po ishte tepër vonë për kryeqytetasit. Dalja me të kuq e Szczesny ishte e vetmja e metë e një skuadre blaugranase perfekte.
Viti 2025 nis siç do të dëshironte Hansi Flick. Tani i gjithë fokusi përqendrohet në La Liga dhe në Champions, me një ekip katalanas që nuk ndalet në objektiva.