Barcelona mendon për të ardhmen, një brazilian pasues i Lewandowski
Barcelona po punon seriozisht për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.
Tekniku Xavi ka vendosur disa objektiva për merkaton e verës, e ku prioritet konsiderohen tre blerje. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalanasit duket se kanë nevojë për të firmosur me një sulmues, një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës.
Zgjedhjet do të bëhen duke analizuar edhe kufirin e pagave, prandaj drejtuesit nuk kërkojnë që të paguajnë shifra të majme në këtë merkato. Për këtë shkak, goditjet pritet të mbërrijnë me parametra zero ose me kosto të ulët.
Për repartin e avancuar, objektiv është Vitor Roque. Sulmuesi ka shkëlqyer në radhët e Atletiko Paranaense, ku ka shënuar 5 gola në 30 ndeshjet e luajtura në radhët e brazilianëve. 18-vjeçari ka një kontratë deri në 2027 dhe një klauzolë largimi prej 20 milionë eurosh.
Ndërkaq për repartin e mbrojtjes, Barcelona ka hedhur sytë në La Liga, ku ka shënjestruar Juan Foyth te Villareal dhe Inigo Martinez i Athletic Bilbao. “Nëndetësja e verdhë” e vlerëson shumë argjentinasin dhe për momentin nuk duan të negociojnë. Si alternativë të tij, Xavi ka në listën e dëshirave edhe Pavard të Bayern e Meunier nga Dortmund.