Barcelona kurorëzohet kampione e La Liga

Për herë të 28 në histori, Barcelona është kampione e Spanjës.

Katalanasit fituan derbin e qytetit me Espanyol 0-2 për të kurorëzuar me titullin e La Liga sezonin fenomenal 2024-2025.

Një triumf që mbërrin 2 javë para fundit të kampionatit, me Barcelonën që kryeson me 7 pikë më shumë se Real Madrid ndjekës.