Barack Obama flet për krizën në martesën e tij me Michelle! Si dy mandatet në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tyre

Barack Obama ka folur për herë të parë për krizën në martesën e tij me Michelle, duke zbuluar se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan një përçarje të thellë në marrëdhënien e tyre. Në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper, Obama tha se po punon shumë për të rivendosur marrëdhënien dhe se po përpiqet të dalë nga kjo situatë duke bërë gjëra argëtuese me gruan e tij.

Michelle, e cila ka folur më parë për sfidat e martesës gjatë periudhës kur Barack ishte i angazhuar në politikë, theksoi se ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia. Gjatë këtyre viteve, marrëdhënia e çiftit u bë subjekt i thashethemeve, duke përfshirë spekulimet për një divorc, të cilat u intensifikuan kur Michelle nuk e shoqëroi Barack-un në disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë funeralin e Presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump.

Edhe pse thashethemet ishin të pranishme, çifti ka përpjekur ta minimizojë situatën, duke postuar foto të përbashkëta në Ditën e të Dashuruarve me mesazhe pozitive. Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në një studio ligjore dhe u martuan në vitin 1992. Në një episod të podcast-it të saj, Michelle zbuloi disa aspekte të martesës së saj, duke përfshirë sfidat e përpjekjes për të qenë i përpiktë, një tipar që e shqetëson te bashkëshorti i saj.