Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, pritet të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump më 20 janar, një mungesë që ka nxitur spekulime për një krizë në martesën e saj me ish-presidentin Barack Obama.
Sipas raportimeve nga tabloidet amerikane dhe “Daily Mail”, mungesa e Michelle Obama në këtë ngjarje nuk lidhet vetëm me qëndrimet e saj kritike ndaj Trump, por mund të jetë shenjë e tensioneve brenda çiftit. Zërat për një krizë martesore u përforcuan vitin e kaluar, kur qarkulluan thashetheme për një lidhje mes Barack Obamës dhe aktores Jennifer Aniston.
Jennifer Aniston i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur “absolutisht të pavërteta”. Megjithatë, një podkast popullor “Who? Weekly” pretendoi se çifti Obama nuk jeton më bashkë dhe se Barack është në një marrëdhënie me aktoren.
Mungesa e Michelle në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter më 9 janar dhe daljet publike të rralla të çiftit kanë ushqyer spekulimet. Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, analizoi një dalje të fundit të çiftit në Los Angeles dhe theksoi se mes tyre kishte një distancë të dukshme. Barack ecte pas Michelle dhe nuk kishte komunikim apo afeksion të dukshëm mes tyre gjatë darkës.
Pavarësisht thashethemeve, as Michelle dhe as Barack Obama nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këto raportime.