Banorët në panik, pallati në flakë te “Komuna e Parisit”

Tjetër vatër zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet me dije se ka ndodhur në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve që ndodhen brenda pallatit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.