Banorët e Tragjasit protestojnë: Ndalohet marrja e ujit për Dhërmiun, kërkojmë investime për fshatin!

Banorët e Tragjasit kanë protestuar sot kundër marrjes së burimeve të ujit të fshatit për të furnizuar zonën turistike të Dhërmiut. Punimet për këtë projekt filluan disa ditë më parë, por asnjë informacion nuk është dhënë për komunitetin. Nuk ka as tabela informuese dhe as mbledhje konsultative me banorët.

Për këtë arsye, banorët e Tragjasit kanë iniciuar një peticion drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit. Ata kërkojnë të ndalohen punimet për marrjen e ujit nga burimi dhe po kërkojnë investime për zhvillimin e fshatit.

Banorët ftojnë të gjithë ata që mbështesin kauzën të mblidhen dhe të demonstrojnë solidaritetin e tyre.