Banorët e Matit kundërshtojnë HEC-in në lumin Mat, Bashkia Klos distancohet nga përgjegjësia
Tensioni në territorin e Bashkisë Klos është përshkallëzuar pas incidentit të ndodhur në fillim të muajit korrik, kur dhjetëra banorë nga fshati Vinjoll hynë me forcë në ambientet e bashkisë gjatë një proteste ndaj ndërtimit të hidrocentralit (HEC) mbi përroin e Lusës, një degë e lumit Mat.
Banorët denoncuan injorimin nga autoritetet lokale dhe kërkuan pezullimin e menjëhershëm të punimeve.
Situata u tensionua kur disa prej tyre dëmtuan një makineri të kompanisë dhe pati përplasje fizike me administratorin e kompanisë “Global Interprice Group”, Ashim Doma 39 vjeç.
Pas kësaj ngjarjeje Zëri.al iu drejtua me një email zyrtar kryetares së Bashkisë Klos, Valbona Kola, duke e pyetur nëse vetë bashkia ka zhvilluar një degjesë publike me banorët e njësisë Suç për këtë projekt të ri.
Këshilli Bashkiak Klos me Vendim nr 48 datë 23.05.2019 ka shprehur mendimin për fillimin e procedurave për heqje nga fondi pyjore për sipërfaqen e kërkuar nga subjekti “Global Interprice Group” për sipërfaqen 0.0169 ha. Dhe në këtë vendim nuk është e bashkangjitur dëgjesa publike. Siç e cituam më lart vendimi është marrë më 23,05.2019 dhe nuk kemi dijeni në ka pasur një konsultim publik paraprak., Pasi kjo ishtë kompetencë e Këshillit Bashkiak nëse kalon për digjesë publike apo jo. Theksojmë që për vitin në fjalë ka qenë një legjislaturë tjetër e këshilltarëve që kanë dhënë ketë mendim,”- shprehet kryetarja e bashkisë Klos.
Pyetjes për qëndrimin aktual të bashkisë në lidhje me ndërtimin e këtij Hec, znj. Kola i përgjigjet kështu: Bashkia Klos mbështet dhe mbron banorë te sai në lidhje me cënimin e interesave të tyre, gjithashtu garantojmë zbatimin e ndonjë marrveshje të arritur mes palëve.
Gjithashtu kryetarja e bashkisë Klos thekson se kjo bashki nuk ka kompetenca për anulimet e lejeve dhe licenave të lëshuara nga instancat qëndrore, duke lënë të kuptohet se bashkia nuk do të kërkojë pëzullim apo anulim të lejes së ndërtimit nëse konstatohet se ka shkelje logjore apo proceduriale në kontartën e qirasë që ka marrë kjo kompani.
Zëri zbuloi se projekti për ndërtimin e hidrocentralit është paraqitur për herë të parë në vitin 2013, por u bllokua për disa vite, duke rifilluar zyrtarisht në vitin 2020. Më pas Këshilli Kombëtar i Territorit, më 24 prill 2024, miratoi vijimin e punimeve, ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit i dha lejen përfundimtare më 23 janar 2025. Po ashtu në vitin 2018, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Klos nisën procedurat për heqjen nga fondi pyjor të një zone prej 1 690 m² në fshatin Vinjoll, e destinuar për projektin e HEC-it, pasuri kjo që do ti jepet investitorit Ashim Doma.