Bankomati shpërthehet me tritol, policia jep detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Kalasë në Krujë. 

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

“Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”,-thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.