Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën, Kushi i kthehet Alizotit: Alibi për humbjen, policia vërtetoi se kanë qënë ngjarje të …

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti ka ngritur akuza se në këtë zonë, kundërshtarët politik, PS po punon ngusht me grupet kriminale.

Mes deklaratës së tij, Alizoti përmendi dhe fjalët “do iu hamë të gjallë”, gjuhë për të cilën, Evis Kushi ka reaguar. Në Top Story, kandidatja e PS i ka cilësuar këto akuza si alibi për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

“Së pari edhe mua më vjen shumë keq për gjuhën e përdorur nga opozita të cilën unë e interpretoj si alibi për humbjen. situata në Elbasan është shumë e qetë, një fushatë shumë pozite në komunikim me njerëzit. Nuk ka ndodhur asnjë incident, madje dhe dy incidente që kishin ndodhur që i atashuan menjëherë me Partinë Socialiste, në mënyrë të menjëhershme, policia vërtetoi se kanë qënë ngjarje të rastësishme. Por shohim këtë padurimin e opozitës për të lidhur gjithçka me Partinë Socialiste. Por në fakt iu siguroj që po bëjmë një fushatë shumë të qetë shumë optimiste dhe jam çuditur shumë kur zoti Alizoti për të cilin kam respekt ka përdorur një gjuhë që nuk është normale dhe nuk lidhet aspak me atë që po ndodh. Kandidatja më e re në moshë është me të vërtetë një vajzë shumë energjike, vajzë që po punon dhe komunikon me njerëzit. Unë aspak nuk mund ta lidh rezultatin e një kandidati me akuzat që hedh opozita. Është një vajzë e re, energjike që po bën fushatën e saj. Nuk parashikoj dot se çfarë rezultati do ketë, por në asnjë mënyrë nuk lidh dot rezultatin me akuzat e Opozitës” përfundoi Kushi.