Banda e armatosur grabit zyrën e DHL-së, u vë flakën kamionëve të vjedhur
Selia e DHL në Piacenza ka rënë pre e hajdutëve.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane,
ka vjedh me ndihmën e një kamioni në magazinë materiale teknologjike me një vlerë të konsiderueshme, ende të pavlerësuar, pasi kanë bastisur me armë oborrin e kompanisë.
Bashkëpunëtorë të tjerë zbatuan planin për të penguar mbërritjen e policisë, duke parkuar makinat dhe furgonat e vjedhura nëpër rrugët hyrëse në zonë dhe duke u vënë flakën atyre.
Më pas hajdutët u larguan në drejtim të Kremones dhe autostradës. Karabinierët kanë ngritur grupin e punës për të zbuluar edhe autorët e kësaj ngjarjeje.