Çdo vit para kremtimit të Pashkës, në sheshin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Korçë organizohet panairi i poçerisë.
Punues të baltës paraqesin punimet e tyre në këtë panair, ndërsa qytetarët vijojnë të mbajnë traditën e blerjes së baltës një ditë para të shtunës së madhe, si për të kujtuar se nga balta kemi ardhur e në baltë do të kthehemi.
Një nga problemet që ngrihet herë pas here në këtë panair është se vit pas viti balta po zëvendësohet me porcelanin, për shkak edhe të humbjes së profesionist të poçarit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ