Balotazh i ashpër për tu eliminuar nga BBVA4, ish-banorët analizojnë shanset: Për mendimin tim ai e ka mbyllur sot

Big Brother Vip Albania ka hyrë në një fazë tepër të nxehtë.

Për analistët e spektaklit në Instagramin e Replika.al, ajo që rrëzikon më shumë për të dalë është Livia.

Si për Meridian Ramcaj ashtu edhe për Arbër Zekën balotazhi luhet mes Livias dhe Jozit, ndërsa surpriza e eliminimit mund të mbaj emrin e Gramosit.

Meridiani – Analiza që i kam bërë unë Rozi nuk rrëzikon edhe Gerta nuk rrëzikon, Gramosi besoj që mund të ketë ndonjë surprizë sonte sepse nuk ka treguar historinë e jetës. Kam frikë që mos bëjnë kurban Livian ose Jozin. Për mendimin tim Jozi e ka mbyllur sot.

Arbër Zeka – Me gjasë rrëzikon Livia. Jozi është antagonist dhe që e duan publiku. Jozi u kthye më i fortë nga sa e kishte parashikuar edhe vetë. I duhen shtëpisë personazhe që nuk janë të qëndrueshëm.