Balluku, zyrtarja e parë që ushtron të drejtën e votës

Zv. kryeministrja Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në qendrën që i takon në Tiranë.

Ajo tha se është me rëndësi të kemi një proces të qetë dhe të pandërprerë, përveç rasteve kur ka probleme teknike.

“Tashmë ka një rëndësi të veçantë për qytetarët tanë se kush do të jenë ata që do të drejtojnë bashkitë e vendit sepse kanë kuptuar që puna e tyre e përditshme mund të ndryshojë jetën e familjeve të tyre, e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndësishme tashmë,” – u shpreh Balluku.

Në rolin e përfaqësueses politike të Partisë Socialiste në Dibër, Balluku u pyet dhe për incidentet parazgjedhore atje. Ajo shpjegoi se pjesa më e madhe kanë qenë të nxitura dhe policia e prokuroria i kanë përgënjeshtruar disa herë.

Sipas saj pjesëmarrja do të jetë e konsiderueshme sepse sipas burimeve të saj ka dhe persona të kthyer nga emigracioni për të ushtruar të drejtën e votës.