Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Energjitikën dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, ka realizuar një takim me drejtues të OSHEE. Takimi është mbajtur me qëllim përballimin e sezonit turistik veror për vitin 2023.
Belinda Balluku: Nga ana tjetër, dua të përfitoj nga rasti që të ju bëj thirrje qytetarëve. E kemi shumë të qartë që këto temperatura duhen patjetër shoqëruar me përdorimin e kondicionerit dhe çdo gjëje tjetër që lehtëson situatën. Eficenca energjetike është ajo çfarë na ndihmoi dhe në shpëtoi në 2022-shit. Edhe entitetet private, por edhe qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të ruajtur sa më shumë energjinë elektrike. Nga ana tjetër, gjithçka që është e panevojshme nuk duhet përdorur. Kemi disponibilitet të sasive energjetike, niveli i Fierzës vazhdon të jetë i lartë. Ky është një nga vitet më të mirë që kemi. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e energjisë.
Gjatë fjalës së saj, Balluku i ka thënë drejtuesve të OSHEE-së se nuk duhet të ketë ulje të vigjilencës përsa i përket abuzuesve të energjisë.
Belinda Balluku: Kjo është kohë që ju punoni ndërkohë që të tjerët pushojnë. Në rast se ju do të jeni në terren 24 orë, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe vartësit tuaj. Pavarësisht përpjekjeve që bëjmë, nuk duhet të ketë ulje të vigjilencës përsa i përket abuzuesve. Të vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre. Kjo nuk do të thotë të ketë abuzime. Do të ndërpriten menjëherë, do të vendosen gjoba. Shërbimet duhet të jenë të ligjshme. Ky është testi juaj për vlerësimin e performancës së secilit. Kemi 8 milionë pasagjerë në Rinas. Qeveria shqiptare ka investuar në rrjetin energjetik për të ju përgjigjur kësaj sfide. Kjo është sfida juaj dhe në përfundim të këtij sezoni, do të bëjmë një analizë të re për të parë.
Balluku shprehet se në terren janë 1 mijë e 100 punonjës të cilët punojnë për t’i paraprirë nevojave të qytetarëve dhe bizneseve në energjitikë.
Belinda Balluku: Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me përballimin e sezonit veror. Kemi një fluks të turistëve. Duke nisur nga Velipoja në Ksamil bëhen mikërpritës të shumëfishit të numrit të banorëve që kanë, që e bën sfiduese përballimin e masave nga ana jonë. Temperaturat ekstremisht të larta krijojnë probleme teknike Ne do të diskutojmë rajon për rajon të gjithjë situatën. Do të marrim vendime se si do të funksionojnë që sot e tutje deri në fund të sezonit. Tërheq vëmendjen e rajonit të Kukësit përsa i përket humbjeve që vazhdojnë edhe mbajnë vendin e parë, edhe atij të Shkodrës dhe Burrelit. Aty ku kemi humbje më të mëdha, kemi edhe argëtime më të ulëta. Fokusi në operimet e sigurta dhe të vazhdueshme brenda këtij sezoni veror. 1 mijë e 100 punonjës janë në dispozicion për të gjitha zonat bregdetare dhe në rastet që kemi ndërpreje, mundohen që ta rikthejnë shërbimin sa më shpejt. Edhe temperaturat e larta ndikojnë.