Balla shfaqet me kryetarin demokrat të bashkisë Kavajë: Bashkëpunim me autoritetet për sigurin në shkolla


Gjatë fjalës së tij, Balla ritheksoi domosdoshmërinë e krijimit të një koalicioni të gjerë, me shumë aktorë e institucione për të garantuar më shumë siguri për nxënësit e fëmijët.

“Bashkë me Fisnikun, Kryetarin e bashkisë, jemi sot në shkollën me më shumë emër dhe traditë në të gjithë bashkinë e Kavajës për shkak edhe të numrit të lartë të intelektualëve, personaliteteve që kjo shkollë ka nxjerrë, jo vetëm për Kavajën por për gjithë Shqipërinë në fakt.
Arsyeja themelore për të cilën jam këtu është pjesa që lidhet me paketën e sigurisë në shkolla.
Ju e dini fare mirë se na duhet të bashkëpunojmë më të gjitha autoritetet dhe këtu bashkëpunimi me bashkinë është tepër i rëndësishëm për gjithçka që lidhet me garantimin e perimetrit të sigurisë.
Nuk kam asnjë dyshim që brenda oborrit të shkollës dhe brenda shkollës nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur problematika. Shqetësimi im është pjesa përtej gardhit, rruga e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe tani që ikin nga shkolla me të mbaruar mësimi dhe që lidhet me një fenomen që nuk ekziston vetëm në Shqipëri por ekziston në të gjithë botën, por që është kthyer sot në një kërcënim për fëmijët e që lidhet me përdorimin e lëndëve narkotike”, tha Balla.