Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një apel të fortë për Policinë e Prokurorinë, që të forcojnë luftën kundër drogës e shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë ambienteve shkollore.
“Çdo ditë, pranë çdo shkolle, Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike. Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier dhe Berat për shpërndarje lëndësh narkotike pranë shkollave”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ