Balla merr detyrën/ mbledh drejtuesit e qarqeve: Nuk e shoh të udhës të ndryshoj asnjë nga ju
Balla: Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, do ta ketë të pamundur që të qëndojë pozicionin që ka. Unë vij nga një jetë mes deputetëve. Asnjë deputet nuk mund të ndërhyjë në punën tuaj, nuk do mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar më tej në detyrë. Deputeti ka detyrë që t’ju drejtohet për çdo shqetësim, t’ju tregojnë ankesat e qytetarëve.
Ju keni detyrën që t’i dëgjoni me respekt sa herë iu bie telefoni nga çdo deputet. Për çdo rast që do iu kërkohet ndërhyrje, ju kërkohet që deputetin ta drejtoni tek unë.
Kur e them për deputetin, ndërhyrja është e papranueshme. Ky është standarti i kërkuar nga kryeministri që nga viti 2013 me theks të posaçëm tek Policia e Shtetit.
Shkrirja e kom të Krujës Dështimi shumë më të gjërë dhe të thellë