Balla: Edhe Meta në bordorotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putinit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, shkruan Balla.

Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në bordorotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentat e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit.

Check Also

Komunikimi Trump-Zelensky pas fitores, Elon Musk iu bashkua telefonatës, çfarë u diskutua mes të treve

Elon Musk iu bashkua telefonatës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump me presidentin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *