Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se Ministria e Brendshme do të sigurojë mbulimin e qerasë për të gjithë punonjësit e Gradës së Republikës, të cilët për shkak të detyrës jetojnë në një qytet tjetër.
Balla deklaroi gjithashtu se do të trajtohen me kredi me interes zero, punonjësit e policisë së shtetit, të cilët kanë krijuar një familje të re dhe janë brenda moshës 40 vjeç.
Ministri Balla u shpreh se janë evidentuar rreth 900 punonjës të policisë së shtetit që kanë probleme me strehimin, ku theksoi se do të bëhet e mundur sigurimi i një banese për ta.
“Synimi është që brenda katër muajve të mbetur të viti 2023 të trajtojmë 100 familje të punonjësve të policisë së shtetit me banesa, gjatë viti 2024 të trajtojmë 300 familje të tjera dhe që nga viti 2025 të jetë përmbyllur e gjithë kjo fashë”, tha Balla.
“Sot me vendim të qeverisë, për të gjithë punonjësit e Gradës së Republikës, të cilët për shkak të detyrës, jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qerasë për ta.
Dhe po ashtu, do ndaj më ju vijimi e një vendimmarrje tjetër, që ka të bëjë më trajtimin me kredi me interes zero të punonjësve të policisë së shtetit Dua te informoj dhe garantoj çdo punonjësi që ka krijuar një familje të re dhe është brenda moshës 40 vjeç, pas pak ditësh do të mund të aplikojnë të gjithë ata të cilët plotësojnë kriteret në lidhje me moshën, mospasje e një banesë tjetër në pronësi të tyre, dhe kritere të tjera.
Kemi evidentuar rreth 900 punonjës, polic shteti, që kanë probleme me strehimin. Synimi është që brenda katër muajve të mbetur të viti 2023 të trajtojmë 100 familje të punonjësve të policisë së shëtit më banesa, gjatë viti 2024 të trajtojmë 300 familje të tjera dhe që nga viti 2025 të jetë përmbyllur e gjithë kjo fashë”, deklaroi Balla.