Babë e bir në parlament? Adriatik Lapaj kandidon në Tiranë, i ati në listën e Beratit

Befasi të mëdha kanë rezervuar listat e koalicionit Nisma dhe Shqipëria Bëhet.

Përpos dy prurjeve të të papreferuarve nga PD, Dashnor Sula dhe Alesia Balliu kjo forcë politike ishte me surpriza deri në momentin e fundit.

Kreu i saj, Adriatik Lapaj do të kandidojë në Tiranë, ndërsa surpriza tjetër është babai i tij, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit.