Këngëtarja e njohur, Eli Malaj, ka treguar së fundmi në një intervistë edhe një nga historitë më të trishta të jetës.
Ajo ka rrëfyer ndarjen në moshë të herët të prindërve, teksa ka shtuar se nëna e saj i ka rritur pa asnjë problem fëmijët edhe pse asaj kohe ishte vetëm 24 vjeçe.
Në këtë stad të jetës për Elin është pak ta quajë nënën e saj “burrneshë”.
“Nëna ime ka një edukatë dhe është pak t’i thuash burrneshë. 24 vjeçe dhe mos t’u sjellë asnjë shqetësim fëmijëve, sepse fëmija nuk mundet të zgjedhë, s’ka forcë, s’ka takat, vetëm nëna ime e ka bërë”, tha ajo.
Ndër të tjera këngëtarja ceku pak edhe jetën e re të babait të saj teksa u shpreh se tashmë ai është martuar me një grua shumë të mirë dhe ka dy fëmijë me të cilët nuk njihet pasi jetojnë shumë larg njëri-tjetrit.
“Babai është martuar me një zonjë të mrekullueshme, bëri dy fëmijë, i rriti si drita, por nuk patëm fatin të njihnim njëri-tjetrin se janë rritur larg. Nuk jam e penduar, jetës kurrë nuk i dihet, por shyqyr që jam rritur me nënën”.
Gjithashtu Eli shtoi se nëna e saj nuk e ka humbur kurrë krenarinë e saj edhe pse grua pa bashkëshort, duke e cilësuar një heroinë të vërtëtë.
“Nëna ime ishte zonjë, rriti dy fëmijë, ka shitur gjak, i binte të fikët në rrugë. S’e kam thënë asnjëherë në intervista, nuk është viktimizim. Kjo është çka kaloi nëna ime dhe nëna e shumëkujt, por sa nëna ka që vuajnë?” u shpreh këngëtarja.