Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023
- 2 May, 2024
Gazetari Adriatik Doçi zbuloi së fundmi kartelat e 17 pasurive (të papublikuara më parë) në emër të Fatime Kryemadhit (mamaja e Monika Kryemadhit), Drini Kryemadhit (vëllai i Monika Kryemadhit) dhe Rexhep Metaj (babai i Ilir Metës).
Sipas Doçit, babai i Ilir Metës, Rexhep Metaj, rezulton pronar i një apartamenti në Gjirin e Lalzit, me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 60 mijë euro.
Ky apartament është blerë në gusht të vitit 2023/Shqiptarja.com
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ