Një 26-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij i cili është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë nr. 4 në kryeqytet ku dhe ka bërë denoncimin se i biri është larguar nga banesa.
Menjëherë efektivët janë vënë në punë për gjetjen e të riut.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka kallëzuar një 65-vjeçar se, djali i tij 26 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ