Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë kërkon drejtësi, autori lirohet nga gjykata

Gjykata e Sarandës ka liruar autorin e plagosjes së 17-vjeçarit K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Prokuroria ka arritur në përfundimin se plagosja është kryer nga Cora në kushte vetëmbrojtjeje.

Dyshohet se plagosja ndodhi pasi Kalemi, bashkëmoshatari i Corës, tentoi të godiste, dhe ky i fundit e plagosi me thikë për të mbrojtur veten. Prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj Corës, duke e cilësuar ngjarjen si “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, dhe kërkoi caktimin e masës “Arrest në shtëpi”. Gjykatësja Edona Vajushi miratoi masën e sigurisë ndaj të dyshuarit, i cili brenda 7 muajsh mbush moshën madhore.

B. Kalemi, i cili u plagos me thikë tre herë gjatë konfliktit, ka kërkuar drejtësi për të birin e tij. I ati i tij ka deklaruar për mediat se do të kërkojë vetëgjyqësi.