Avril Lavigne dhe Tyga çifti më i ri i shoubizit

 

Avril Lavigne dhe Tyga janw zyrtarisht  cifti mw i ri i shoubizt. Dyshja kanë  konfirmuar  lidhjen e tyre të  dashurisë gjatë një eventi në  Javën  e Modës në Paris.

38-vjecarja dhe 33 vjeçari  u fotografuan  nga paparacët duke ndarë një puthje pasionante mes tyre  ndërsa u panë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin.

Dy artistët nuk mund të fshinin buzëqeshjen nga fytyrat e tyre teksa ndanin  këto momente para të pranishmëve.

Lidhja e re e dashurisë vjen pasi Lavigne  i dha fund fejesës me muzikantin , Mod Sun me të cilin u fejua në mars të vitit 2022.Ndarja e tyre u konfirmua nga mediat e huaja të cilat bënë me dije më herët se muzikanti e vuajti ndarjen nga Avril.

Ai ndau me ndejëksit postime të shumta të cilat i referoheshin ndarjes së dhimbshme nga artistja 38-vjecare.