Avokati: Meta nuk ka përdorur kartat e biznesmenit Shatku! S’mund të mbajë burri përgjegjësi për tradhtinë e gruas!

Pas seancës në GJKKO që la në fuqi masën e arrestit për Ilir Metën, avokati i tij Kujtim Cakrani deklaroi para mediave se klienti i tij nuk ka asnjë dijeni mbi përdorimin e kartave bankare të biznesmenit Dritan Shatku, për të cilat akuzohet.

Ai theksoi se Meta nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të kryera gjatë procesit të lobimit dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Kujtim Cakrani: Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e saj. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë. Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës. Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Karta janë përdorur nga is bashkëshort. Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entiteti të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë.

Organi i akuzës u përqendrua te lobimi, se i thamë ku është firma e kryetarit të LSI. Ata thanë nuk ka dijeni zoti Meta, por duhet të kishte. Ne i thamë kush i ka paguar. Është një avokat grek, që ka ngatërruar politikën greke dhe shqiptare. Prokuroria nuk është se kishte prova. Zoti Kllapi nuk ka dijeni. Ju e dini që kjo është një çështje politike. Hetimet nuk kanë përfunduar. Po presim a do marri organi akuzës këto persona në dijeni. Ka dhe persona që kanë dhënë dëshmi të rremë. Përpara oficerit të policisë. Dëshmitë e rreme janë vepër penale. Do marrim masat tona në një moment të caktuar.