Avokati lexon akuzat për Erion Veliajn, pas hekurave deri në …
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rrëzikon deri në 12 vite burg. Këtë e ka konfirmuar avokati Jordan Daci, bazuar mbi akuzat e ngritura për të nga SPAK.
“Nëse nisemi nga numri i veprave penale se bëhet fjalë për 9 herë për korrupsion dhe vepra e pastrimit të produkteve të veprës penale, janë akuza të rënda të bëra. Krimet që lidhen me detyrën, janë në nivelin e vrasjes, flas në afate kohore. Deri në 12 vjet është dënimi që jepet për korrupsionin, por do të duhet të shikohet dinamika. Gjithsesi duhet parë nëse gjendet fajtor” tha avokati Daci.
Veliaj, u arrestua sot në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së, me disa akuza të rënda të si ajo se Veliaj ka kryer “Korrupsion pasiv kryer 9 herë dhe pastrim parash”.