Avokati i Veliajt ankimon masën e “Arrestit me burg” në Apelin e GJKKO

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta, ka dorëzuar sot një ankimim në Apelin e Posaçëm kundër masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur ndaj klientit të tij.

Beta kërkon ndryshimin e kësaj mase, duke argumentuar se nuk ka rrethana që justifikojnë arrestin e Veliajt. Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.