Avokati i Aishe Haklajt tregon si e organizoi ardhjen e fshehtë për të dëshmuar në SPAK
Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka rrëfyer detaje rreth padisë së Aishe Haklajt për vrasjen e 4 vëllezërve të saj në SPAK duke treguar se si organizoi lëvizjen e saj në mënyrë të fshehtë. Beqiri tregoi se nuk ka pasur askush dijeni për të.
“Në kushtet që ndodhej e gjithë familja duhet që Aisheja të vinte në një mënyrë të fshehtë për të dëshmuar. Pasi rashë dakord me SPAK i mora të gjitha masat në mënyrë të fshehtë për mbërritjen e saj. Aishe Haklaj ka mbërritur në datën 27 në mbrëmje. Nuk ka pasur dijeni askush veç meje dhe SPAK që e mori vesh në 9 të darkës për mbërritjen e saj. Asgjë nuk mbeti sekret pasi Berisha dhe Meta brenda këtij shteti kanë edhe njerëzit e tyre.
Aishe Haklaj ishte dëshmitare për vrasjen e Fatmir Haklaj dhe i ka parë vrasësit e vëllait të saj.
Pjesëtaret e tjerë të familjes që ndodhen në Suedi do të dëshmojnë në gjykatën atje. SPAK më kërkoi që të organizoja kallëzimet. Të nesërmen në 8 e çerek unë do të çoja Aishen në SPAK me gjithë mesazhin për prishjen e varrit të vëllait të saj. Pas 2 orësh në SPAK gazetarët e kishin marrë vesh ardhjen e saj për të dëshmuar”, tha Beqiri në një intervistë televizive.