Avokati bën kallëzim penal për Gjergji Tako, prokurorin problematik të pezulluar nga detyra për profesionalizmin (KATER AKUZA)

Avokati Kujtim Ibraj ka identifikuar shkelje në punën e prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Sipas një dokumenti, ai ka bërë kallëzim penal ndaj tij, duke e akuzuar për 4 vepra penale.

Mbi Takon rëndojnë: korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, falsifikim i dokumenteve, mashtrimi dhe shpërdorim detyre. Në vitin 2022,

Prokurori i Tiranës Gjergji Tako u konfirmua në detyrë pasi u pezullua një vit nga Komisioni i pavarur i kualifikimit për të rindjekur Shkollën e Magjistraturës. Takos iu gjetën probleme të profesionalizmit, por KPK arsyetoi se ato nuk ishin të mjaftueshme për shkarkim.