Autorët i zunë pritë dhe … ! Kamerat e sigurisë zbardhin atentatin me 4 të plagosur në Lundër

Kur kanë kaluar disa orë nga sulmi me armë mbi 4 persona në Lundër, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Grupi hetimor, pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, ka arritur të zbulojë se autorët kanë qenë dy persona me një motor tip Ducati.

Ata u kanë zënë pritë viktimave dhe më pas i kanë ndjekur duke qëlluar në lëvizje. Hetuesit dyshojnë se më pas autorët janë pritur nga një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.

Policia, deri tani, nuk ka gjetur as motorin dhe as ndonjë automjet të djegur.

DINAMIKA E NGJARJES

Dyshohet se shoferi, i cili mbeti i plagosur ka humbur ndjenjat dhe makina është përplasur. Të plagosurit me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit “Pelican Security”.

Ndërsa, Arenc Stafa është shoferi i familjes Demiraj që jeton në zonë rezidenciale Rolling Hills në Lundër. Makina një tip “Benz G-class”, rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare.