Autobusi me 58 pasagjerë “zhytet” në liqen, të paktën 3 viktima

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë  e një aksidenti  në Norvegji.

Një  autobus me rreth 58 pasagjerë  ka dalë  nga rruga dhe ka përfunduar në  një  liqen në  komunën Hadsel që  ndodhet në  pjesën veriperëndimore të  vendit nordik.

Mësohet se në këtë zonë ka pasur reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta. Kryeministri  i vendit reagoi për ngjarjen dhe u shpreh se mendimet e tij shkojnë për të prekurit  nga ky aksident I rëndë.