Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe shndërruan në lumenj disa pjesë të Vjenës duke shkaktuar dëme të mëdha.
Përrenjtë morën përpara makinat nëpër vendpushimin e skive St Anton në Austrinë perëndimore. Ndërkohë, reshjet rekord goditën pjesë të Vjenës në lindje të vendit. Në distriktin Doebling të Vjenës, zyrtarët regjistruan 110 milimetra shi për metër katror, që meteorologët në Vjenë e kanë cilësuar si një rekord për gushtin.
Një grua u tërhoq zvarrë nën një autobus nga forca e përmbytjeve në zonën Doebling në veri të qytetit dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Shërbimet e zjarrfikësve në kryeqytet iu përgjigjën më shumë se 450 emergjencave pasi pasi reshjet shkaktuan kaos dhe ndërprenë transportin hekurudhor.
Ndërkaq temperaturat e larta kanë nxitur zjarre në Trabazo në provincën Zamora të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë. Zjarri dogji mbi 200 hektarë detyroi evakuimin e banorëve të qytetit aty pranë Sejas de Aliste dhe mbylljen e një rruge nacionale. Njësia e emergjencës ushtarake spanjolle (UME) iu bashkua përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.Më shumë se 50 zjarrfikës dhe të paktën 5 helikopterë dhe aeroplanë vazhdojnë të punojnë në vend për të kontrolluar zjarrin.