Audio-përgjimi/ Fundoset Kreshnik Hajdari, komisioneri tregon si u manipuluan zgjedhjet: Kreu i bashkisë na detyroi të zhduknim procesverbalet

https://youtu.be/R4NJEs74szo

Të tjera prova kanë dalë në dritë sesi u manipuluan zgjedhjet në Kuçovë nga Partia Socialiste.

Ditën e sotme po qarkullon një video ku vetë komisioneri i PS ka treguar me zë dhe figurë se ata morën urdhër nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari që të zhduknin procesverbalet origjinale të mbylljes së kutive.

Kujtojmë Hajdari u shpall kryetar bashkie me një rezultat të ngushtë ndaj rivalit Lefter Maliqi.

Ai fitoi 6910 vota ndërsa se Maliqi mori 6228 vota.

Lefter Maliqi gjithashtu ka paraqitur në SPAK një kallëzim penale lidhur me pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve.

Ai akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë, ku më pas është bërë manipulimi i votave.