Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë përballet me Serbinë, në një nga sfidat më të shumëpritura të kampionatit. Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë gjithë vendin, ndërsa pika kufitare e Qafë Thanës ka përjetuar një fluks të jashtëzakonshëm hyrjesh që në orët e para të mëngjesit.

Kolona të gjata automjetesh, shumica me targa të Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar në hyrje të Shqipërisë. Shqiptarë nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë po udhëtojnë drejt Tiranës për të qenë pranë kuqezinjve në këtë ndeshje me peshë të veçantë emocionale dhe historike.

Në Qafë Thanë po punohet me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, megjithatë fluksi i mjeteve ka krijuar radhë të gjata dhe pritje të gjata për kalimtarët. Pavarësisht kësaj, qytetarët janë të buzëqeshur dhe të emocionuar, duke mbajtur flamuj kuqezi dhe duke brohoritur “Forca Shqipëria!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)