Atentati në Vlorë, qytetari: Sa dëgjova krismat u shtriva në tokë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati në Vlorë. Objektiv i atentatit ka qenë 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital ndërkohë ka mbetur i plagosur aksidentalisht Armand Spahiu që po shiste fruta-perime.

Një person dëshmitar tha se sa dëgjoi krismat u shtri në tokë.

“Dëgjova të shtënat isha barkas, sa dëgjova një të shtënë u shtriva. Nuk pashë asgjë se po shikoja televizor por sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, tha ai.