Atentati në Vlorë, ky është roja që u ekzekutua me armë zjarri
Personi që shihni në foto është 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në qytetin e Vlorës, ku u qëllua me armë zjarri pistoletë në shkallët e banesēs së tij.
Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë, krimi vijon të jetë ende pa autor dhe i mbushur me mister.
Ka qenë bashkëjetuesja, ajo e cila ka dëgjuar fillimisht nga banesa të shtënat dhe më pas e ka gjetur 58-vjeçarin të vrarë dhe ka njoftuar Policinë.
Viktima punonte si roje, teksa sipas bashkëjetueses së tij, prej rreth 1 viti e gjysmë, ai nuk qëndronte më në punë natën, por vetëm ditën.
Në komisariatin e Vlorës, kanë dëshmuar familjarë, komshinj dhe kolegë të Renato Hoxhajt, të cilët thjesht kanë pohuar se viktima ishte një njeri pa probleme dhe nuk kishte pasur konflikte me askënd.
Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje kriminale.