Atentati në Vaun e Dejës/ Del ekspertiza: Automjetit i është vënë një sasi prej 50 gram lëndë eksplozive

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i një dite më parë të ndodhur në Vaun e Dejës, ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Benard Ndreca.

Gazetari Simon Shkreli raporton se sipas ekspertizës së kryer rezulton se automjetit i është vënë një sasi prej afro 50 gram lëndë eksplozive.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar deri më tani por nga deklaratat e tyre asnjë nga këto persona nuk kanë pasur dijeni në lidhje me këtë shpërthim.

Ndërkohë përveç pamjes së kamerave të sigurisë së banesës së Ndrecës, të cilat kanë filmuar dhe momentin e vendosjes së eksplozivit në makinën e tij nga dy persona të maskuar, por për shkak se shtëpia e tij është e veçuar nuk ka asnjë pamje tjetër nga ndonjë biznes apo shtëpi, pasi autorët janë dalë në autostradë duke vështirësuar punën e hetimorëve.

Ndërkaq në një prononcim të dhënë dje për mediat Ndreca pohoi se nuk ka asnjë konflikt të hapur dhe se sulmi ndaj tij është politik.