Atentati në Shkodër, gjendet një ‘Land Rover’ i djegur me dy automatikë brenda

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku viktimë mbeti Hamza Lici, ndërsa është plagosur rëndë Arlind Bushati.

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip “Land Rover” model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë perdorur në ngjarje.

Gjithashtu viktimë, si pasojë e atentatit ka mbetur edhe Flutura Basha, një qytetare e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen, por u godit nga automjeti ku ndodhej viktima dhe i plagosuri. Gjithashtu bashkëshorti i Flutura Bashës mbeti i plagosur rëndë, pasi u godit nga i njëhti automjet.