Atentati në Shkodër, dëshmon Mustafa Lici: Hamzai dhe Arlindi po shkonin në Podgoricë, djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë! Ibrahimi ndodhet në …
Atentati me 4 viktima në Dobraç ende mbetet mister mbi autorët që kryen aktin, por edhe porositësit. Mes viktimave ishte edhe Hamza Lici, djali i një prej familjeve “të forta” në Shkodër.
Mustafa Lici, babai i Hamzait, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.Ai ka dëshmuar se dy djemtë ishin nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë. Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.
Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame. Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.
Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë. Dyshimet janë që pas kësaj ngjarje të fshihen anëtarë të fisit Bajri.