Atentati në Lundër, ja si arritën autorët të humbin gjurmët! Motori “Ducati” drejt Elbasanit përmes …

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati me 4 të plagosur në Lundër.

Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët u larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.

Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

Përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.

Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë qënë po ashtu shënjestër. Një pjesë e tyre po verifikohen ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm.