Atentati në Lundër/ Autorët harruan sende në vendngjarje, motorri erdhi nga Arbana dhe …

Hetuesit po gjurmojnë disa prova të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur.

Në zonën ku dyshohet se autorët janë kanë pritur makinën para ngjarjes, janë gjetur disa sende që mendohet t’u përkasin atyre. Sipas hetuesve, autorët kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në atë vend, ku dyshohet se u kanë rënë disa objekte dhe kanë dëmtuar edhe një gardh metalik.

Pikërisht në këto sende, janë zbuluar gjurmë dhe material gjenetik, të cilat janë dërguar në laborator për analizë. Pritet që në vijim të kryhen krahasimet gjenetike për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në atentat.

Intinerari i motorrit besohet të jetë, Arbanë-Vishnje-Picallë-Sauk-Mjullë Bathore-Liqeni i Farkës-Rruga Agallarëve- vendi ngjarjes.