Atentati në Larushkë/ Kush është Gentjan Bejtja? Çfarë zbuloi policia…

Atentati në Larushkë/ Kush është Gentjan Bejtja

Fushë-Kruja tronditet sërish. Tetë muaj pasi i vranë kunatin dhe i plagosën fëmijët, persona ende të paidentifikuar vranë me breshëri kallashnikovi, 43-vjeçarin, Gentjan Bejtja.

 

 

Pasditen e djeshme, tre persona të maskuar, hynë në oborrin e vilës së Bejtjas, dhe zbrazën mbi të 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Ata u pritën nga një automjet tip Land Rover, i cili, u gjet më pas i djegur në fshatin Hasan. Brenda saj ishin të shkrumbuara edhe armët që dyshohet se u përdorën për të vrarë 43 vjeçarin.

 

Po kush është Gentja Bejtja?

Emri i tij do të rikthehej edhe njëherë në vëmendje në datën 4 korrik 2023. Kur para banesës së tij, në orët e vona të natës, u qëllua për vdekje 29 vjeçari Ramzan Sino. Ai ishte u shoqëruar me fëmijët e Gentjan Bejtjas. Në atë kohë, policia tha se dyshohet që shenjestër të ishte 43 vjeçari, por qiteësit duket se kishin ngatërruar objektiv.

Gentjan Bejtja është një ish-polic, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në aksin Nikël-Fushë Krujë.

Një ndër to është edhe plagosja e personazhit të njohur të botës së krimit atje, Marenglen Haka. Në shtator të vitit 2019, një attentat me armë zjarri u krye në drejtim të banesës së hakës. Ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa viktimë mbeti halla e tij. Shpresa Basha.

Ende sot, policia nuk ka një autor të kësaj vepre penale, ashtu si edhe për shumë ngjarje të tjera të ndodhura në këtë aks.